Raportoi për vjedhje, Policia e arreston për deklarim të rrejshëm dhe bashkëjetesë më të miturën

09:40 | 1 Gusht 2021

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka arrestuar një 29 vjeçar për bashkëjetesë më të mitur.

Ai më parë kishte raportuar një rast vjedhje, të cilin bashkë me 16 vjeçarën e kishin inskenuar.

Policia thotë se gjatë hetimeve është vërtetuar se rasti i vjedhjes ka qenë deklarim i rrejshëm.

Komunikata  e plotë:

Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të zbardhë rastin, të raportuar si ‘Grabitje’’.

Viktima , tashmë i dyshuari A.L ( M/K), 29 vjeçar, kishte lajmëruar në polici, se me datën 31.07.2021 rreth orës 02:30, në një rrugë të Ferizajt , persona të panjohur, i kishin grabitur një zinxhir floriri nga qafa , gruas së tij dhe të njëjtit, sipas tij kishin ikur në drejtim të panjohur  me një automjet me targa të Shqipërisë.

 

Menjëherë, pas këtij informacioni janë angazhuar të gjitha njësitet në terren, në kërkim të personave dhe auomjetit të dyshuar, ndërkohë që viktima është dërguar në qendrën emergjente, pasi kishte kërkuar  trajtim mjekësorë.

 

Gjatë hetimit të ketij rasti, hetuesit policorë , kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative, që nuk kishte ndodhur grabitja, siç edhe e kishin raportuar, por që pas intervistimit nga policia , në prani edhe të avokatit mbrojtës, të dytë kanë pranuar në tërsi, se ishte një inskenim, pasi kishin një mosmarrëveshje në familje. Në lidhje me këtë,  është inicuar rasti ‘’ Lajmërim i rrejshëm’’

Ndërkohë , pas hetimeve në proces, ndaj të dyshuarit A.L , është inicuar edhe një rast tjetër ‘’Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçar’’ , ngaqë viktima R.SH (F/K) është nën moshën 16 vjeçare dhe bashkëjetonte me të dyshuarin, e cila, pastaj i kthehet familjes  së sajë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy rastet mbeten në procedurë të rregullt, të mëtjemë hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara