Pasi Kuvendi i dha dritën e gjelbër raportit të komisionit hetues, brenda javës pritet që ai të dërgohet në prokuroi dhe institucionet tjera që komisioni ka inkuadruar në raport, shkruan arbresh.info.
Njohës i çështjeve të Kuvendit, Artan Murati i tha arbresh.info se pas votimit në Kuvend ky raport është i plotfuqishëm dhe s’ka nevojë për vonesa tjera nga procedurat administrative në Kuvend.
“Momentin e miratimit dhe përfundimit të çështjeve administrative brenda Kuvendit, ky raport është i plotfuqishëm dhe brenda javës mundet me ju dorëzu prokurorisë dhe institucioneve tjera që komisioni i ka parë të arsyeshme me u inkuadru”.
“Momentin që miratohen e paraqet dhe qëndrimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht nuk ka nevojë për vonesa tjera”, tha ai.
Me gjithë kritikat dhe kundërshtimet që u dhanë gjatë debatit nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe grupit parlamentar 6+, raporti u miratua me 59 vota për, 2 kundër dhe 4 abstenime.
Duke prezantuar gjetjet e raportit, kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Xhelal Sveçla, tha se janë identifikuar 31 shkelje në procesin, e siç tha, jashtëligjshëm të dëbimit të gjashtë shtetasve turq./arbresh.info/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...