Raporti i KE-së thotë se vettigu i nisur nga Qeveria “paraqet një burim shqetësimi serioz”

17:26 | 19 Tetor 2021

Në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, të publikuar të martën, Vettingu në sistemin e drejtësisë i planifikuar nga Qeveria e Kosovës, “paraqet një burim shqetësimi serioz”.

Sipas raportit të thuhet se një proces i tillë duhej të konsiderohej vetëm si një masë e jashtëzakonshme.

“Qeveria e re ka shqyrtuar disa opsione për një proces për ‘vetting’ të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në këtë kontekst, prezantimi i mundshëm i një rivlerësimi të plotë të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

Një proces i tillë do të duhej të konsiderohet vetëm si një masë e jashtëzakonshme e mjetit të fundit, pasi të jenë shteruar të gjithë mjetet dhe mekanizmat ekzistues për të siguruar integritetin dhe për të luftuar korrupsionin e titullarëve të detyrave gjyqësore, dhe do të duhej të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe me këshillat e
Komisionit të Venecias”, thuhet në raport.
Vettingu në Drjetësi ishte një nga premtimet kryesore të Qeverisë Kurti. Drfat-dokumenti për këtë proces është miratuar në Qeveri./arbresh.info/

Raporti i KE-së për Kosovën vlerëson ngecje në reformimin e administratës publike dhe sistemin gjyqësor

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara