Analisti politik, Fatmir Sheholli ka komentuar Raportin “Freedom House” për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, por ka një referencë të rëndë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.
Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita.
E, sipas Shehollit ky raport vlerësohet jo real, sepse të gjithë e dimë që Thaçi ka qenë dhe gjendet në paraburgim në Hagë, dhe jo në Kosovë.
Megjithatë, sipas tij, ky Raport i “Freedom” mund të jetë i porositur kur përmendet Thaçi.
“Raporti i publikuar nga “Freedom House” në pikëpamjen e studimit nga ana e Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike – IAMN ku unë jam drejtor ekzekutiv vlerësohet jo real në pjesën kur flitet me emra të perveqshëm lidhur me korrupsionin dhe ndikimin e dy akterëve politik në rrjedhat e tij. Është paradoksale, mos të themi ” i vjen era” raport i porositur kur përmendet zoti Thaçi i cili siç e dimë të gjithë në periudhën për çka raporton “Freedom House” nuk gjendet në Kosovë dhe nuk ka kurrfarë funksioni politik, përkundrazi gjendët në paraburgim në Hagë. Gjithashtu edhe zoti Haradinaj nuk ka funksion ndikimi të tille si e përshkruan raporti. Kjo pjesë e raportit është e pafalshme për këtë konstatim totalisht jo real”, thotë ai.
Tutje Sheholli, komentojë edhe raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ku ka vlerësuar se rritja ekonomike për vitin 2022 në Kosovë, më e vogla në 10 vitet e fundit
Ai thotë se, rekomandimet e FMN-së duhet të zbatohen në përpikëri.
“Raporti i FMN-së në aspektin ekonomik lenë shumë për të dëshiruar dhe kërkohet që rekomandimet e FMN në përpikëri të zbatohen. Në raport shpifet se çështja e energjisë ka marr vend dominant dhe në këtë aspekt duhet Institucionet e Kosovës të jenë shumë vigjilente që mos të futemi në agjendat e vendeve jo aleate të Kosovës por të jemi të dakorduar me ShBA-të”, thotë Sheholli për arbresh.info./Artan Maliqi/arbresh.info/
Policia shqiptoi 1926 gjoba trafiku për 24 orë
I keqësohet gjendja shëndetësore në vendin e punës në Graçan...
Dronët rusë sulme në Odesa, mbi 500 shtëpi pa energji elektr...
Ish-presidenti brazilian akuzohet për komplot të dyshuar për...
Mira Murati lanson platformën e saj
PSG përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për yllin e R...