Zëvëndësministri i Mbrojtjes në Kosovë, Burim Ramadani, pret që Kosova të jetë e shigjetuar nga Rusia tashmë kur çështja e antarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO është punë e kryer.
“Unë pres rritje të aktiviteteve armiqësore ruse në Kosovë. Sepse është shteti i fundit me orientim pro-NATO dhe që prêt të antarësohet në NATO”, ka thënë Ramadani për RTK.
Ai më tej tha se “sa më shpejt që ne arrijmë të bëjmë hapa konkretë drejt NATO-s dhe sa më shpejt që NATO bën hapa drejt Kosovës, atëherë përmbyllet ky kapitull”.
“Kosova nuk duhet të bëjë gabime dhe të dëmtojë veten, duke u futur në urgjenca, dhe këtu hyn edhe dialogu me Serbinë”, ka thënë ai.
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë