Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se interesimi i ri i qytetarëve për të ikur nga vendi është një paralajmërim i hapur për institucionet dhe Qeverinë e re.
Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve duhet të largohet përmes qeverisjes efektive dhe vendimeve që përmirësojnë jetën e tyre.
“Ajo që po shohim gjatë këtyre mbrëmjeve të fundit rreth interesimit për të ikur nga Kosova, është një paralajmërim i hapur për institucionet e reja dhe veçanërisht Qeverinë e re. Pakënaqësia e qytetarëve duhet të largohet përmes qeverisjes efektive dhe vendimeve që përmirësojnë jetën e qytetarëve, në mënyrë që të kthehet shpresa se Kosova do të triumfojë përballë të këqijave të grumbulluara tash e sa kohë. Po ashtu, rrjetet kriminale duhet të goditen fuqishëm. Nëse vazhdon si deri më sot, fatkeqësia do të përfshijë të gjithë”, shkruan Ramadani në Facebook./arbresh.info/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë