Vdekja e kosovarit nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i ISIS-it, është cilësuar si fatkeqësi.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se Lavdrim Muhaxheri është shembull që nuk duhet ndjekur.
“Fundi i terroristëve gjithnjë është i keq. Dhe, i keq do të jetë gjithnjë. Është fatkeqësi që një djalë i ri shqiptar nga Kosova ka arritur të kthehet në një gjendje të tillë, duke terrorizuar popullatën civile të pafajshme në Siri. Askush nuk duhet ta ndjek shembullin e Lavdrim Muhaxherit. Është modeli se si nuk duhet të veprojnë të rinjtë e Kosovës”, ka thënë ai.
Ramadani është shprehur se organizata terroriste ISIS, bashkë me pjesëtarët e saj u kanë shkaktuar shumë vuajtje mijëra njerëzve të pafajshëm në botë.
Tutje, ai u ka bërë thirrje të rinjve kosovarë që të vazhdojnë shkollimin për një jetë më të mirë në të ardhmen.
“Është fatkeqësi po ashtu ekzistenca në botë e këtyre organizatave terroriste, sikurse ISIS-i, që i ka shkaktuar dhimbje dhe vuajtje qindra-mijëra njerëzve të pafajshëm nëpër botë. Të rinjtë e Kosovës kanë jetën përpara. Duhet shkollohen e të angazhohen për jetë të mirë, familje dhe të ardhme”, ka deklaruar Ramadani
Ndryshe, Lavdrim Muhaxheri është raportuar të jetë vrarë gjatë një sulmi kundër ISIS-it nga forcat amerikane. Familja e Muhaxherit në Kaçanik sot ka hapur të pamen.
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini