Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka thënë se është e njohur tashmë se Serbia quhet “Rusia e Vogël” në Ballkan.
Ramadani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se synimi i Federatës Ruse është të shtrihet influenca edhe në Ballkan.
“Të vetmen hapësirë të sigurt për të shtrirë influencën neoperandorake në Ballkanin Perëndimor, Rusia e ka Serbinë. Rusia shtrirjen e dorës së saj dëshiron ta bëjë edhe në Bosnje, Mal të Zi, por edhe në Kosovë”.
Zëvendësministri i FSK-së ka thënë se ajo që ka ndodhë sot në Beograd, nga shumëkush është quajtur si një “Samit anti-NATO”, i Rusisë dhe aleatëve të saj bë Ballkan.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës këtë takim e kanë përcjellë me kujdes, por sipas tij këtë gjë duhet ta bëjnë edhe shtetet perëndimore-demokratike.
“Edhe partnerët tonë perëndimor, shtetet demokratike duhet të shohin tepër qartë se po bëhet një lëvizje konkrete kundër NATO-s në Ballkanin perëndimor”, deklaroi ndër të tjera Burim Ramadani.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit