Kryeministri Edi Rama bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, janë takuar sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Moldavi.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas përmes një postimi në Twitter, ku thekson se i falënderoi kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
“Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Zelensky në Twitter.
In Moldova, on the sidelines of the second summit of the European Political Community, I met with Prime Minister of the Republic of Albania 🇦🇱 @ediramaal and Prime Minister of the Republic of North Macedonia 🇲🇰 @DKovachevski. I thanked the leaders for their consistent…
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 1, 2023
Ministri maqedonas zbulon detaje për vrasjen e 14-vjeçares, ...
Gjasula: Fati i Serbisë që nuk ra në të njëjtin grup me Shqi...
Vuçiç pëson rënie të mbështetjes në Serbi, e krahasojnë me H...
Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqed...
Haxhiu: Vrasësit e Liridonës duhet të marrin dënimin e merit...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës ndezin f...