Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku kanë diskutuar për partneritetin në mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun në mes Kosovës e Serbisë.
Rama ka shkruar në Facebook, se në këtë takim kanë diskutuar edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilën ka thënë se është një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit dhe të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht.
“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, ka shkruar ai.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër