Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për televizionin grek “MEGA”, ku ka përmendur edhe Kosovën.
Duke folur për marrëdhëniet mes shteteve, Rama mori shembull raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai ka theksuar se nuk ka shanca që të bien dakord për atë se cila është e ardhmja e Kosovës, por se kjo s’duhet të jetë pengesë për të mos bërë gjëra tjera.
“Kemi një çështje të madhe midis nesh që ka qenë pengesë për të gjithë pasardhësit e gjithë qeveritë tona për të pasur marrëdhënie, faktikisht nuk kishim marrëdhënie. Por, Serbia është këtu, është në rajon, ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë, dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vitesh, unë vizitova Beogradin. Ne e kemi këtë mosmarrëveshje. Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila është e ardhmja e Kosovës, por nga ana tjetër kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos bërë gjëra tjera”, ka deklaruar Rama.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...