Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe pritet që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.
Kështu bëri të ditur të enjten kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Izet Sadikun, vizituan lokacionin e dedikuar për ndërtimin e këtij spitali.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
“Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, vizituam lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit. Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. Punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, shkroi ai. /arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...