Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të vendoset shtresa përfundimtare e asfaltit në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.
Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e tyre të plotë dhe, sipas Komunës, mbyllja e rrugës mund të zgjasë deri të dielën, më 4 maj 2025, nëse paraqitet nevoja.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar këtë segment për të mbikëqyrur punimet, duke publikuar edhe një video nga terreni.
Ai theksoi se në këtë pjesë ishte planifikuar të ndërtohej një nënkalim, por projekti është bllokuar nga Qeveria e Kosovës për shkak të mundësisë së zbulimeve arkeologjike.
“Jemi këtu sot në rrugën Agim Ramadani, ku edhe po e bëjmë rivitalizimin e gjithë kësaj pjese të rrugës e cila faktikisht me projekt, i cili është i buxhetum, i cili është i dizajnum, i detalizum, ka pas me qenë nënkalimi, po ja që Qeveria na bllokon se thotë mos po gjejmë gjetje parahistorike. Ku është me gjet gjetje parahistorike? Mirëpo, derisa ne të ballafaqohemi me ta edhe e lëshojmë këtë pjesë për transformim të kryeqytetit, ne po e bëjmë rivitalizimin sot e nesër”, tha ai.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...