Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të enjten, do të mbajë një konferencë për media, ku do të prezantojë programin e Konferencës së Dytë të Investitorëve “Prishtina 2030”.
Siç njofton Komuna e Prishtinës, kjo konferencë e investitorëve vjen pas suksesit të konferencës së parë, të mbajtur në janar të këtij viti.
“ Një numër i konsiderueshëm investitorësh evropian dhe vendor kanë shprehur interes për të investuar në projekte të mëdha, të cilat do të kontribuojnë në transformimin dhe zhvillimin e kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e komunës.
Konferenca do të mbahet nga ora 10:00, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës./Arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...