Kryeqyteti po ecën përpara me hapa të shpejtë në aspektin e digjitalizimit.
Kështu deklaroi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Digjitalizim.
Ai theksoi se kanë krijuar infrastrukturën e nevojshme digjitale në gjithë kryeqytetin.
“Kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme për platformën ‘Smart City’ apo ‘Qyteti i Mençur’, ku i kemi ndërlidhur pjesë të shumta të kryeqytetit me sensorë, përmes të cilëve monitorojmë aspekte të ndryshme si trafikun, mbeturinat, madje edhe kapakët e pusetave, pasi ka pasur raste të vjedhjes së tyre. Tani ato janë të pajisura me sensorë dhe kur lëvizin, ne e dimë. Kjo krijon një siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit. Po ashtu, kemi edhe sensorë të tjerë që janë të ndërlidhur me klasat në shkollat tona, për të monitoruar cilësinë e ajrit”, tha Rama për RTK.
Këto shërbime kryeqyteti i prezantojë në Konferencën dyditore për digjitalizim, ku po marrin pjesë ekspertë nga fusha të ndryshme si urbanizmi, arkitektura, politikat mjedisore dhe teknologjia, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre.
Gjithashtu, gjatë Konferencës u mbajtën edhe panele diskutimi, performanca artistike e promovime librash.
Konferenca do të vazhdojë edhe më 19 qershor.
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...