Rama ia hedh fajin Ministrisë së Financave për rritjen e tatimit në pronë

18:14 | 24 Janar 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfere për rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Në një status në Facebook, Rama ka shkruar se në bazë të ligjit, kompetente për vlerësimin e pronave dhe rritjen e këtij çmimi është Ministria, e jo komuna, , përcjell arbresh.info.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë.

Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Prandaj, ju siguroj se Kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale