Rama i përgjigjet Kurtit për vaksinat

07:42 | 9 Prill 2021

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjersa ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e vaksinimit anti-Covid, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bënë fushatë në Shqipëri.

Kjo përgjigje e tij pasoi kur u pyet nëse fushata ishte arsyeja se pse zgjodhi ta publikojë mesazhin në të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte kërkuar atij vaksinimin e mësimdhënësve vendas.

”Jo, Albin Kurti bën fushatë në Shqipëri, unë nuk bëjë fushatë në Kosovë”, u shpreh Rama në ABC news.

Megjithatë mes tjerash, Rama deklaroi se respekton institucionet e Kosovës, përfshirë dhe Kryeministrin Albin Kurti.

”Respektoj institucionet dhe Kryeministrin e Kosovës, pavarësisht se si e ka emrin, dhe pavarësisht se çfarë pozicioni politik apo ku e di unë që e ka dhe unë nuk mund të hy fare tani në këtë mes për të bërë karshillëçe apo kushedi çka”.

Megjithatë ai përmendi një çështje tjetër, që ka të bëjë me një kryeministër tjetër.

”Mjafton që të mos qëlloj ku e di unë siç ka qenë në të kaluarën, një kryeministër që të shpifi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara