Rama i bindur se do të fitojë në Prishtinë

13:06 | 19 Tetor 2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është i bindur se do të fitojë në balotazh ndaj kundërkundidatit të VV-së, Arben Vitia.

Përmes Facebookut, Rama ka falënderuar votuesit për mbështetjen, derisa ka shtuar se kryeqytetit i duhet frymë dhe shërim nga kaosi urban, transmeton arbresh.info.

“E unë, do t’i përvishem punës me e bë pikërisht këtë. Bashkë me ekipin tim, këtë garë po e vazhdojmë me guxim, sepse vetë historia e ka dëshmuar se ata që guxojnë, dhe vihen në shërbim të së mirës së përbashkët, mund ta bëjnë ndryshimin e madh. Kjo nuk është vetëm ëndërr, por plan konkret e praktik lehtësisht i jetësueshëm me përkrahjen tuaj.

“Këto ditë, do t’ua shtrijmë dorën të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa dallim, sepse kjo fitore është për të gjithë ju, përtej bindjeve tuaja partiake. Unë ju ftoj që t’i bashkoheni rrugëtimit tonë të fitores”, ka shkruar ai.” /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara