Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Gjenerali Jackson luajti rol vendimtar në fushatën për ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Udhëheqja e tij ishte thelbësore në vendosjen e suksesshme të trupave të KFOR-it, duke siguruar tërheqjen e forcave serbe dhe kthimin e sigurt të popullsisë së zhvendosur.”, ka shkruar ai.
I pari i kryeqytetit tha se trashëgimia e gjeneralit do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm, veçanërisht në Kosovë, ku siç tha ai, kontributet e tij për paqen dhe lirinë janë thellësisht të çmuara./Arbresh.info/
Ndryshe, lajmin për vdekjen e gjeneralit Jackson e ka bërë të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë në rrjetin social ‘Facebook.
Jackson në emër të NATO-s, ka negociuar në Kumanovë me ushtarakët serbë për kapitullimin e Jugosllavisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje