Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pushimeve festive ekipi i mirëmbajtjes po punon për ta mbajtur Germinë të pastër dhe të bukur.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka falënderuar ekipin për përkushtimin.
“Mirëmëngjesi Prishtina Gjatë këtyre pushimeve festive, ekipi ynë i mirëmbajtjes së parqeve është aktiv në orët e hershme të mëngjesit, duke punuar me zell për ta mbajtur Germinë të pastër dhe të bukur. Faleminderit për përkushtimin tuaj të gjithë ekipes dhe Behram Konushevcit, Nezir Volit, Behar Arifit e Ruzhdi Gashit nga NPL „Gjelbër” sh.aë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit