Rama: Ende kemi rrugë që paraqesin rrezik, qytetarë vozitni ngadalë gjatë qarkullimit me vetura

23:50 | 10 Janar 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se janë duke inspektuar vazhdimisht në terren për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.

Rama tha se edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion, ende ka rrugë që paraqesin rrezik, transmeton arbresh.info

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes.

Postimi i tij i plotë:

Edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar vazhdimisht në terren, dhe ende kemi rrugë që paraqesin rrezik.

Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara