Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të vaksinojë mësuesit e Kosovës në vend të mantelbardhëve.
Gjatë takimit të tij me fermerët e Rrogozhinës, Rama është shprehur se ka marrë një mesazh falenderimi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka shprehur dëshirën që vendi të vaksinojë mësuesit.
“Pasi për mjekët kanë arritur dozat nga Covax”, deklaroi Rama.
Ai pati premtuar vaksinimin e 11 mijë mantelbardhëve të Kosovës.
Krahas këtij premtimi, Kosova ka filluar vaksinimin e tyre, rrjedhimisht duket se ka dakordim mes Ramës e Kurtit për vaksinimin e mësimdhnësve me vaksinat e premtuara./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...