Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dekoruar me medalje nxënësit e kryeqytetit, pas pjesëmarrjes së tyre në Olimpiadën STEM 2023 në Paris.
Rama tha se kishte knaqësinë që javën ta përmbyllte me këta nxënës.
“Sa qejf me përmbyllë javën me super nxënës kryeqytetas. Në hapsirat tona të punës prita shumë nxënës t’dekoruar me medalje t’arta, bronzta dhe argjenta në Paris në kuadër të pjesëmarrjes në Olimpiadën STEM 2023”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai e cilësoi si një nder shumë të madh, pjesëmarrjen e nxënësve prishtinas në Olimpiadë, duke e lartësuar kështu sipas tij emrin e Kosovës në gara ndërkombëtare.
“Nder shumë i madh i madh për Kryeqytetin që të gjithë ishin nga Prishtina, duke lartësuar emrin e Republikës së Kosovës në gara ndërkombëtare. Me këtë rast, ndava mirënjohje për Arion Sylëm, Kron Selmanajt e Kushtrim Kajanit, të tre të ranguar në treshen e më të mirëve në shkencë, matematikë dhe kodim”, ka shkruar tutje ai./Arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit