Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po punojnë pa ndalur për të mbledhur mbeturinat në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se pavarësisht sfidave, po vijon shërbimi “derë më derë” për grumbullimin e mbeturinave dhe se përpjekjet janë të përditshme për t’u garantuar qytetarëve shërbime jetike dhe dinjitoze.
“Po punojmë çdo ditë që qytetarët e Prishtinës të marrin shërbimet jetike me dinjitet dhe pa vonesa. Falënderoj ekipet alternative të Komunës së Prishtinës, që po punojnë pa ndalur 24/7 për të mbledhur mbeturinat dhe për të mbajtur qytetin pastër, në një situatë të jashtëzakonshme, ku mbi 30 kamionë pastrimi mbeten të bllokuar në parkingun e ndërmarrjes Pastrimi”, ka deklaruar Rama.
Ai ka vlerësuar përkushtimin e punonjësve të përfshirë në këtë operacion, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve për punën që po bëhet në kushte të vështira./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...