Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njofton se mbi 5000 shërbime laboratorike janë kryer për 2 muaj në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bardhosh.
Rama thotë se nga nëntori i 2023-ës, ka ndikuar që banorët e Bardhoshit të marin shërbime shëndetësore efikase.
“Mbi 5000 shërbime laboratorike janë kryer për 2 muaj në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bardhosh. Pajisja e kësaj QMF-je me laborator dhe zgjatja e orarit të punës për 12 orë, që nga nëntori i 2023-ës, ka ndikuar që banorët e Bardhoshit të marrin shërbime shëndetësore efikase dhe të kursejnë kohën e tyre, pa pasur nevojë të vinë në Qendrat e Mjekësisë Familjare brenda qytetit”, shkruan Rama.
Ai ka falënderuar stafin mjekësor.
“Falënderoj stafin mjekësor të cilët me përkushtim punojnë në këtë qendër me qëllim që qytetarët tanë të marrin shërbimet si duhet”, shkruan ai./Arbresh.info/
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë