“Jemi dëshmitarë këto ditë se partitë politike shqiptare po e shpallin veten fituese të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe po bëjnë plane për hapat tjerë politikë duke mos e marrë para sysh faktin se Lista Srpska është pronare e 10 mandateve”, ka deklaruar përmes një kumtese sot Goran Rakiq, prefekt i Mitrovicës veriore, transmeton Koha.net.
Sipas asaj që përcjell rts, në kumtesë Rakiq ka shfaqur habinë se po harrohet se pa Listën Srpska është e pamundur të krijohet Qeveria e Kosovës e kjo, sipas tij, do të thotë, respektim i interesit të popullit serb në Kosovë
“I porosis ata se përfaqësuesit e Listës Srpska nuk do të lejojnë formimin e Qeverisë e cila do të punojë kundër popullit serb, si të atyre në Kosovë ashtu edhe të serbëve të zhvendosur”, ka thënë Rakiq.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...