Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se në Task Forcën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, e cila i është përgjigjur Kuvendit të Kosovës, nuk ka qenë asnjë mikrobiologë.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Twitter.
“Në Task-Forcën e IKSHPK që ju ka përgjigjur Kuvendit nuk paska qenë asnjë mikrobiolog që punon në këtë shtëpi”, ka shkruar Laka.
Ai po ashtu ka thënë se mbledhja e seancës nuk duhet të mbahet.
Ndryshe, në përgjigjen e IKSHPK-së drejtuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, thuhet se: “IKSHPK ka paralajmërua se këto dy javë në vijim janë të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së COVID-19 me një probabilitet të shtuar, i cili është aproksimativ i bazuar në përllogaritjen e algoritmeve të shteteve të Evropës dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në vendin tonë.
“IKSHPK nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore. Megjithatë ne rekomandojmë që në cilëndo situatë, krahas protokollit të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në përputhje me kushtet e punës, që përfshinë dezinfektimin e hapësirave të punës, kontrollin mjekësor të çdo pjesëmarrësi para hyrjes dhe mbajtjen e distancës”, thuhej në përgjigjen e IKSHPK-së./Telegrafi/

Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...