Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të cilët në mungesë akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë majit të vitit 1999 dhe dhunim seksual janë dënuar me nga 15 vjet burg nga Gjykata Themelore, Departamenti Special në Prishtinë.
Të akuzuarit Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dy këta ishin policë në Prishtinë. Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, ata kanë kryer edhe krime të tjera lufte, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk janë përfshirë në këtë aktakuzë. Rasti i dhunimit seksual ka ndodhur në periferi të Prishtinës.
Po ashtu, viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por vetëm këta dy janë identifikuar nga viktima. Gjykimi është zhvilluar në mungesë, në pamundësi që të njëjtit të arrestohen.
Deri tani janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual. Zoran Vukotiq është dënuar me 13 vjet burgim, në rastin tjetër Vukotiq është liruar dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vjet./rtk
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë