Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq është kandidat për president i Federatës së futbollit të qarkut Kosovë – Mitrovicë.
Asambleja Zgjedhore e të ashtuquajturës Federatës së Futbollit të Kosovës në qarkun e Mitrovicës ka zgjedhur kryesinë e re të klubit Trepça, dhe njëkohësisht për postin e presidentit të Federatës në zgjedhjet e tanishme ka kandiduar nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Radoiçiq, i dyshuar nga drejtësia në Kosovë për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janarin e vitit në shkuar në Mitrovicë, po fshihet nëpër Serbi dhe atje është nën mbrojtjen e policisë dhe të institucioneve serbe, shkruan lajmi.net.
Zgjedhjet për kryetar të për Federatën e Futbollit (serb) të Kosovës mbahen të hënën, më 4 mars. Këto zgjedhje janë bërë dhe po bëhen sipas direktivave të Federatës së Futbollit të Serbisë.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...