Një 62 vjeçar nga Shtimja ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në rrugën “Tahir Sinani” dhe e ka dorëzuar menjëherë në polici.
Sipas njoftimit, pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.A nga Gjilani, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 31.03.2025, rreth orës 20:20 një qytetar nga Shtimja, B. Bungu,62 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në rrugën “Tahir Sinani” dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime. Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.A nga Gjilani. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 664.80 euro iu kthyen asaj me procesverbal.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje për qytetarin B. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare./Arbresh.info/
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup