Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

08:41 | 8 Qershor 2021

Mbrëmë , rreth orës 23:50, një qytetar i Ferizajt Osman Lohaj, 21 vjeçar, me profesion kamarier, ka gjetur një  portofol me para dhe dokumente të humbura , para Emergjencës Primare në Ferizaj .

Portofoli i përkiste  Çlirim Asllanit 22 vjeçar nga Ferizaj.

Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë,   pronarit i kthehen  paratë ( 381 euro dhe dokumentet e tij).

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Osman Lohaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur  në stacionin e policisë /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara