Stina e dimrit, luhatja e temperaturave në vend dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të drejtohen në Qendrat e Mjekësive Familjare.
Qytetarët po kërkojnë ndihmë nga mjekët për shkak të simptomave të rënda të gripit.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se vetëm dy raste janë diagnostikuar në laborator.
“Raste të diagnostifikuara janë dy në laborator, ndërsa tjerat janë krejt të ngjashme me gripin rufë ose flamë”, tha Ramadani.
Sipas tij, simptomat e gripit janë ethet, temperatura, plogështia, dhimbje të muskujve, pengesa në frymëmarrje nëse komplikohet, por nëse është grip i thjeshtë janë vetëm simptomat e përgjithshme.
Ai ka këshilluar qytetarët që të konsumojnë sa më shumë çaj dhe vitamina.
“Qytetarët këshillohen që me marr çaj dhe vitamina dhe me u rujt prej ndryshimeve të temperaturave dhe veshmbathjeve dhe ata të cilët kanë indikacione primologjike dhe sëmundje kronike dhe mbi moshën 65 vjeç duhet të vaksionohen”, tha Ramadani.
/Arbresh.info.
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...