Pavarësisht se ekziston një strehimore e përkohshme, qentë endacakë mbesin shqetësim për qytetarët e Ferizajt, të cilët kërkojnë zgjidhje afatgjate të këtij problemi.
Prania e qenve në pjesët kryesore të Ferizaj mund të shihet çdo kund. Ka pasur raste kur qentë kanë sulmuar qytetarët. E këta të fundit kërkojnë që çdonjëri të angazhohet në mënyrë të kjo çështje problematike të zgjidhet.
“Me qenë si është më së miri secili duhet ta merr nga një ose dy qen që të strehohen disi. Por po i sjellin edhe nga katundet dhe nga pjesët e tjera dhe po mbesin rrugëve. Është keq edhe për qentë, por edhe për fëmijë keq sepse po sulmohen nganjëherë. Me pas mundësi që çdonjëri me marr nga 1 ose 2 t’i mbajmë edhe t’i ushqejmë ngapak”, tha Sadush Ukshini, qytetar.
“Të bëhet një plan pak më konkret, pak më i detajuar e pak më pragmatik që këta qen të barten herë-herë në një komunë herë në komunën tjetër, po vërtet të bëhet në formë të planifikuar ose të bëhet një strehimore e përhershme”, tha Rexhep Sadiku, një tjetër qytetar ferizajas.
Sipas veterinerit zgjidhja e problemit me qentë endacak kërkon kohë.
“Kjo problematikë nuk mund të zgjidhet për një kohë të shkurtë, por për një kohë afatgjate do të jepen rezultat e veta dhe pritet që të zbutet ky problem që është në qytetin tonë”, tha Kushtrim Rexhepi, përgjegjës për shëndetin e kafshëve në strehimore.
Ndërkohë, apelohet tek të gjithë ata që kanë kafshë shtëpiake që ato të mos braktisen dhe të mbesin pa përkujdesje./rtk
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...
MMPHI në gatishmëri për reshjet e borës, nis kriposja dhe pa...