Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi” në Gjilan, është pajisur me aparaturë të re për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit.
Siç njofton QKMF në Gjilan, për herë të parë ofrohet ky shërbim për pacientët me diabet, përmes aparatit për testim të hemoglobinës së glukozuar, e cila mundëson diagnostikimin e sëmundjes së diabetit si dhe tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë tre muajve të fundit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
Ai ka thënë se përpos kësaj, QKMF është pajisur edhe me çanta me pajisje të reja mjekësore si: tensiometër, otoskop, oftalmoskop, termometër, glukometër e dhjetëra pajisje të reja.
“Vazhdojmë me ndryshime në sistemin shëndetësor”, është shprehur kryetari i Gjilanit./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...