Mantel-bardhët e QKMF-së në Ferizaj edhe tash kur kanë arritur gjysmë viti angazhimi të pandërprerë në luftë kundër virusit COVID-19, nuk ndiejnë lodhje.
Sistemi i menaxhimit të kësaj situate nga QKMF, po funksionon me kapacitet të plotë, duke ofruar vazhdueshëm shërbime për pacientët me COVID-19.
Për 60 ditë angazhimi në korrik dhe gusht, ekipi i vizitave në shtëpi për personat e infektuar me COVID-19 ka kryer 835 intervenime duke ofruar shërbime shëndetësore, 748 u kryen në tendën e vendosur për këtë qëllim.
Në ordinancat e veçanta krijuar për vizita për pacientët e dyshuar me COVID-19 u realizuan 483 vizita, 979 thirrje telefonike dhe konsulta shëndetësore u realizuan nga numrat emergjentë për të monitoruar dhe këshilluar të infektuarit me COVID-19.
Bashkë me Spitalin Rajonal të Ferizajt u realizuan 802 shërbime radiologjike, 283 analiza laboratorike dhe gjithsej 4130 shërbime shëndetësore nga ekipet mobile dhënë personave të infektuar ose dyshuar me COVID-19.
Të gjitha këto rezultate u arritën në pak ditë nga të palodhshmit punonjës shëndetësorë që nuk po kursejnë asgjë nga vetja në mbrojtje të shëndetit publik.
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi