Zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputetja nga radhët e PDK’së, Safete Hadërgjonaj, i ka bërë thirrje Qeverisë të ketë kujdes për shpenzimin e rezervës shtetërore.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ajo ka theksuar se deri më tani Kuvendi i Kosovës nuk ka ndonjë raport Qeveria se si ka shkuar rrjedhja e shpenzimeve buxhetore gjatë këtyre muajve.
Hadërgjonaj ka bërë me dije se nëse ka tejkalim të shpenzimeve buxhetore mbi dinamikën e parashikuar, atëherë do të jepen rekomandime të cilat janë obligative për Qeverinë.
Të premten, buxhetit Qeveria i ka hequr gjysmë milioni euro për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kurse këtë të hënë nga kuleta e shtetit i nxori një milion euro për të mbuluar faturat e serbëve të veriut, për energjinë elektrike të shpenzuar, e të cilën ata refuzojnë ta paguajnë.
Në mesin e gjërave të paplanifikuara ishte edhe realizimi i programit të Këshillit organizativ për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Për organizimin e kremtes së dekadës së parë të shtetësisë, qenë ndarë 600 mijë euro.
Edhe deputeti Lumir Abdixhiku i LDK’së kishte deklaruar lidhur me shpenzimet e tilla duke thënë se do e ftonte për raportim Ministrin e Financave.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...