Këshilltari i kryeministrit Faton Abdullahu i pyetur në emisionin Fakt Plus të Tribıuna Channel në lidhje me raportimet e mediave se demarkacioni do të procedohet në 6 prill në Kuvend është shprehur se nuk mund ta komentojë por as nuk mund të mohojë.
Por ai tashmë ka siguruar se nuk do të ketë vonesa.
“ Nga pozita në të cilën jam nuk mund t’i komentoj kollaj por ajo që qeveria thotë është se demarkacioni do të procedohet shumë shpejt e nuk do të ketë vonesa të pajustifikueshme. Me datë të saktë as nuk e mohoj as nuk e komentoj por do shtoj se nuk duhet të ketë vonesa”, ka thënë Abdullahu.
Ai ka thënë se Lista ka qenë me indikacione pozitive për ta votuar demarkacionin.
Abdullahu më tej ka siguaruar që është shumë e rëndësishme kalimi i demarkacionit për të fituar liberalizimin e vizave.
Abdullahu në këtë emision ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka thënë se Qeveria nuk mendon për zgjedhje dhe se zgjedhjet nuk mbahen për inat të dikujt tjetër.
E, sa i përket dialogut me Serbinë, Abdullahu ka thënë se për momentin dialogu është pezulluar ashtu siç e parasheh rezoluta e miratuar në Kuvend.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...