Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë kanë bërë të ditur se janë informuar në lidhje me mos marrjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë në kujdesin parësor.
Pas kësaj nga FSShK kanë kërkuar nga institucionet relevante që punëtorët shëndetësorë sa më parë t’i marrin pagat e tyre, njësoj sikurse punëtorët shëndetësorë të kujdesit dytësor dhe tretësor.
“Deri më tani jemi konsultuar edhe nga zyrtarët komunal por edhe ata të Ministrisë së Financave të cilët asnjëra palë nuk japin sqarim konkret. Vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e dënueshme, andaj kërkojmë që sa më shpejt të ekzekutohen pavarësisht kush është përgjegjës për këtë vonesë”,thuhet në reagimin e tyre.
Tutje nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë kanë kërkuar që të mos bëhen lojëra në kurriz të punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në shërbim të qytetarëve për 24 orë. /arbresh.info/
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...
Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i as...
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore