Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e pranon në asnjë mënyrë Asociacionin me shkeljet kushtetuese që përmban e që sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka konstuar se ka 22 sosh.
Sipas Arifit, Asociacioni i komunave në vetë marrëveshjen e ka paraparë që duhet paraprakisht të konsultohet Gjykata Kushtuese dhe nëse janë në përputhje me kushtetutat e vendeve reciproke të filloj implementimi.
“Kjo qeveri nuk e pranon në asnjë mënyrë Asociacionin i cili përmban shkelje kushtetuese, kemi edhe përkrahje ndërkombëtare. Ju e dini që kanë qenë 22 shkelje kushtetuese, i takon Qeverisë që të punojë në draftimin e ri të Asociacionit”, ka thënë Arifi.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës i ka kryer obligimet të cilat kanë dalë nga dialogu me Serbinë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1698022606929491/
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...