Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi për ndarjen e bursave për studentët shqiptar.
Për këtë rast, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës teksa ka thënë se nga ky vendim do të përfitojnë 1234 familje shqiptare.
“500 euro do t’i ndahen studentëve të vitit të parë. 600 euro studentëve me notë mesatare nga 6 deri 8. 700 euro studentëve me notë mesatare nga 8 deri 10. 500 euro do t’i përfitoj secila familje shqiptare e vendit tonë që i ka 3 fëmijë në procesin edukativo-arsimor dhe nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur)”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...