Qeveria miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin

14:25 | 29 Shtator 2017

Qeveria e Kosovë ka miratuar sot me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se ky Projektligj kërkon kosto shtesë për buxhetin në shumë prej 31 mijë e 543 euro për periudhën kohore 2017/2020.

Po ashtu, Haradinaj tha se zyrës së presidentit me këtë projektligj do t’i shtohet edhe stafi prej 3 personash.

“Kosto shtesë për buxhetin në shumë prej 31 mijë e 543 euro për 2017/2020 shumë kjo e cila nuk është pjesë e projektsionit të buxhetit të zyrës së presidentit dhe shtimin e stafit prej 3 personash”, tha Haradinaj./arbresh.info/

Qeveria mban mbledhje, shqyrtohet Projektligji për ndryshimin …

Qeveria mban mbledhje, shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës

Posted by Arbresh.info on Freitag, 29. September 2017

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara