Qeveria merr masa të “palogjikshme”, po prodhon krizë të re sociale

09:56 | 13 Nëntor 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kujtim Gashi nga radhët e PDK-së, konsideron që këto masa janë  të pa logjikshme, dhe qeveria po prodhon krizë të re sociale, raporton arbresh.info

“Injorim dhe refuzim, kjo pako parashihet masa konkrete për të gjitha kategoritë e që tashme janë harruar. Duke mos siguruar shtesa për punëtoret publik as përkrahje për skema sociale. Zero ndihmë për sektorët që janë prekur se me shumti si gastronomia, bujqësia, etj. Injoranca  e kësaj qeverie ka bërë që vendi ynë tash e sa kohë te mbetet pa pako. 245 dite të pandemisë shuma qe një punëtor ka fituar nga qeveria është më se qesharake. Në të kundërtën, qeveria me vendimet e pa-analizuara mirë veçse do ta rëndojë edhe më shumë krizën ekonomike duke mbyllur shumë biznese dhe duke lënë pa punë mijëra punëtorë të sektorit privat, duke prodhuar kështu një krizë të re sociale”, ka thënë Gashi.

Lajmet më të lexuara