Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadanin.
Ky, sipas kryeministrit, e ka informuar atë për fushatën informuese që MFSK po mban te shtetet partnere për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Prita në takim zëvendësministrin e MFSK-së, Burim Ramadani, nga i cili u njoftova për kampanjën informuese të delegacionit të Qeverisë në shtetet partnere të vendit tonë për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Procesi i tranzicionit është në koordinim të plotë me aleatët tanë strategjikë. Kosova është e gatshme të kontribuojë për siguri në rajon e më gjerë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...