Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që mbahet këtë të enjte (16 maj) në Kotor të Malit të Zi.
“Liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.
Në Samit, pritet që të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, komisioneri europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.
Kujtojmë se nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...