Në raportimin e tij përball Komisionit për Siguri, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se buxheti i kësaj ministrie është rritur për 50%, shkruan arbresh.info.
Mehaj po ashtu bëri me dije se në të kaluarën ka pasur mungesë të buxhetit.
“Sa i për ketë buxhetit për vitin 2022 nga Qeveria kemi kërkuar rritjen e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes me qëllim të avancimit të kapaciteteve ushtarake siç e dini në të kaluarën Ministria e Mbrojtjes ka pasur probleme dhe vështirësi si shkak i mungesës së buxhetit e ku më pas ka pasur shkurtime të buxhetit mbi tetë milionë euro, që ka lënë në buxhetin e kaluar në afërsi diku 61 milionë ndërsa tani për Ministrinë e Mbrojtjes janë ndarë 103 milionë që i bie rritje mbi 50%, kësaj shume i janë shtuar edhe mbi 20 milionë euro të tjera për blerje konkretisht ushtarake”, tha Mehaj./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...