Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, gjatë fushatës elektorale të tij, kishte premtuar votuesit e tij se Qeveria Kurti do të formohet pa Listën Serbe. Ai kishte deklaruar se qeveria e re do të formohej me serbet të cilët e pranojnë realitetin e Kosovës.
E për këtë kishte reaguar Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq duke thënë se: “pa bisedime me Listën Serbe, e cila fitoi të gjitha 10 vendet me mandat serb, është e pamundur të formohet Qeveria e re e Kosovës.”
arbresh.info në lidhje me këtë çështje ka pyetur ekspertët e politikës, të cilët kanë mohuar pretendimet e Jevtiqit, duke thënë LVV dhe LDK, pasi që e përbëjnë shumicën e parlamentit, ministrat mund t’i emërojnë vetë.
Analisti politik Shkodran Ramadani, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, ka deklaruar se kushtetuta nuk e detyron qeverinë të emërojë ministra nga Lista Serbe.
“Legalisht, sipas kushtetutës është e lejueshme që të formohet qeveria pa Listën Serbe, sepse Kushtetuta thotë se 1 deri në 2 ministra duhet ti takojnë komunitetit serb, por nuk e specifikon që duhet ti takojë një force parlamentare. Ministrat emërohen pas konsultimeve parlamentare, që parashihen konsultime me Listën Serbe. Nëse konsultimet dështojnë, atëherë qeveria mund t’i emëroj ministrat me shumicën e votave“, deklaroi Ramadani, për arbresh.info
Ai më tutje ka thënë se nëse BE dhe SHBA, nuk bëjnë presion, Albin Kurti, e ka mundësinë që qeverinë e re ta formojë pa Listën Serbe.
“Politikisht Serbia do të insistoj që Lista Serbe të jetë pjesë e qeverisë, por një gjë e tillë mund të vendoset pasi që të marrim qëndrimin e ShBA-ve dhe BE-së. Nëse Amerika me Evropën insistojnë që Lista Serbe duhet të jetë në qeveri, atëherë, Kurti do ta ketë më vështirë. Por nëse nuk insistojnë, Albin Kurti e ka mundësinë t’a formojë qeverinë pa Listën Serbe dhe Kosova, nuk ka nevoje për listën Serbe për me e udhëheqë qeverinë”, tha Ramadani.
Një mendim të përafërt e kishte edhe analisti politik Faik Krasniqi, duke thënë se Qeveria s’ka nevoje për Listën Serbe.
“Deri më tash në çdo Qeveri serbet dhe minoritetet tjera kane qenë pjesë e Qeverisë. Nëse LVV dhe LDK dakordohen për krijimin e Qeverisë, atëherë nuk u nevojiten votat e serbeve por as te minoriteteve tjera, sepse do të përbenin shumicën e nevojshme. Albin Kurti ka thënë se do te bëjë koalicion me serbët që e njohin realitetin në Kosovë, por jo me listën serbe që është e ndikuar nga Beogradi. Kjo është mesë e drejtë. E kemi parë më qeveritë e kaluara se çfarë sjellje bënin deputetet e kësaj liste. Me muaj të tere largoheshin nga Kuvendi dhe Qeveria. Ata janë sabotuesit e shtetit te Kosovës, dhe Qeveria jonë s’ka nevoje për te tillë.”, u shpreh Krasniqi./A.Begolli/arbresh.info/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje