Qeveria ka plotësuar dhe ndryshuar vendimin e 24 korrikut për t`i propozuar Kuvendit dy emra për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ata janë thirrur në rregulloren e Qeverisë ku duhet t`i propozojnë së paku 2 emra. Mirëpo sipas Llukës pas insistimit të Kuvendit, ata propozojnë që këtij vendimi t`i shtohen edhe 2 emra tjerë.
Fadil Ismajli dhe Përparim Kabashi do t`i bashkohen dy emrave tjerë, Petrit Popaj e Bekim Jakupi, për t`u votuar në Kuvend për kryesues të Bordit të ZRRE-së./arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur