Qeveria Hoti do të vazhdojë që të mbulojë shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën

10:00 | 8 Qershor 2020

Qeveria e Albin Kurti  në mbledhjen e saj të fundit kishte marr vendim që t’i mbuloj shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën që vijnë në vendin tonë.

Por, kishte dyshime nëse këtë vendim do të vazhdonte edhe nga Qeveria e Avdullah Hotit.

Nga kabineti i kryeministrit Avdullah Hoti, për Arbresh.info, kanë thënë se qeveria Hoti do të vazhdojë të ekzekutojë këtë vendim.

“Qeveria Hoti do të vazhdojë që t’i mbuloj shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën që vijnë në vendin tonë. Kjo pagesë do të bëhet për të gjithë qytetarët që vijnë nga diaspora dhe persona të huaj, për vitin 2020” kanë thënë nga zyra e kryeministrit.

Kujtojmë, që çmimet sillen prej 70 deri në 250 euro për një polisë sigurimesh një mujore, varësisht në cilën pikë kufitare mund të jetë blerë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara