Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe nuk po gjen zbatim, pasi sipas Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me Kushtetutën.
E me këtë nuk po pajtohet Lista Serbe e cila ka vënë edhe ultimatum që Asociacioni të formohet deri më 19 prill, duke thënë se në të kundërtën serbët njëanshëm do ta formojnë atë më 20 prill.
Një ditë më parë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi se i mbështet serbët e Kosovës për themelimin e njëanshëm të Asociacionit, pasi sipas saj Prishtina nuk po i përmbush marrëveshjet e Brukselit.
Por Qeveria e Kosovës konsideron se Asociacioni mund të krijohet vetëm brenda institucioneve të Republikës.
Kështu i ka thënë lajmi.net, shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.
“Qeveria konsideron se Asociacioni mund të krijohet vetëm e vetëm brenda institucioneve të sistemit të Republikës. Çdo formë e shpalljes së njëanshme nuk do t’i ndihmojë askujt e më së paku krijimit të Asociacionit”, ka thënë Arifi.
Ndërkohë, pas paralajmërimit të Listës Serbe, presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë diskutuar për formimin e një grupi punues i cili do të merret me draftimin e statutit të Asociacionit.
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun
Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk nda...