Qendra Korrektuese Dubravë parandalon futjen e kontrabandës

15:20 | 3 Mars 2021

Sot, rreth orës 11: 00h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, gjatë një bastisje të organizuar nga Departamenti i Sigurimit në Zonën Industriale (sektori i Agrikulturës ) në pjesën perëndimore afër murit, përafërsisht 10 metra në brendësi të Zonës është gjetur një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike.

Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç , të cilat dyshohet se janë substancë narkotike.
Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme.

Vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara